Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim
Foto: Laura Hasani

Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

Aktuale March 28, 2024 - 12:19

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se në Ministrinë e tij është vetëm një kontratë njëburimore, kurse 56 janë anekskontrata.

Aliu tha se për këtë kontratë janë të hapur për hetim dhe se për kontratat njëburimore kanë performancë më të mirë.

“Nëse kishim me krahasu përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar çka janë kontratat shtesë.

“Kemi të bëjmë me punë shtesë, e aneks kontrata është për punë shtesë. Kontrata bazë, përqindja e caktuar, që është punë shtesë. Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhdu pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës”, tha ai.

“Të gjitha të tjerat janë ankeskontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, deklaroi ai.