Inspektorati konfiskon targa e taksive pa leje pune, shqiptohen dhjetëra gjoba

Inspektorati konfiskon targa e taksive pa leje pune, shqiptohen dhjetëra gjoba

Aktuale March 28, 2024 - 21:41

Inspektorati i Prishtinës bëri të ditur se po vazhdon aksionin e kontrollit të transportuesve të udhëtarëve në kryeqytet bashkë edhe me Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Inspektorati njoftoi se ka "shqiptuar me dhjetra gjoba, janë konfiskuar targa e vetura të cilat janë gjetur duke operuar pa leje pune ose në kundërshtim me rregullat e përcaktuara të operimit!".