Limaj: I vetmi përfitim nga anëtarësimi në KE është pjesëmarrja në Eurovision

Limaj: I vetmi përfitim nga anëtarësimi në KE është pjesëmarrja në Eurovision

Aktuale March 28, 2024 - 21:52

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për pranim në Këshillin e Evropës.

Limaj në “Debat Plus” ka kritikuar intitucionet se kanë marrë vendime të dhimbshme në dëm të vendit për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, duke përmendur vendimin për manastirin dhe zotimin e liderëve për themelimin e Asociacionit.

Për më tepër Limaj ka thënë se anëtarësimi në KE vetëm e ngarkon Kosovën, ndërsa si përfitim e ka përmendur pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, transmeton Zeri.info.

“Si nuk futesh në KE kur heq dorë nga gjërat e tua, KE-ja është vetëm për të mirën e minoriteteve, anëtarësimi vetëm e ngarkon Kosovën. për ta ditur ju nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojmë Eurovisionin, pasi pa qenë anëtare në KE nuk mund të marrim pjesë në Eurovision” , dekalroi Limaj.

Në fakt, përveç shumë përfitimeve të tjera, Kosovës pritet t’i happen dyert edhe për Eurovision me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Statusi i EBU [Unioni i Transmetuesve Evropian], i cili organizon Eurovisionin, ka refuauzar disa herë të pranojë Kosovën, duke u thirrur në statusin e saj, se shtetet para se të bëhen anëtare në EBU dhe të marrin pjesë në Eurovision duhet të anëtarësohen në Këshillin e Evropës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe faqja “Eurovision Kosova” në rrjetet sociale e cila lobon për pranimin e Kosovës në Eurovision, e këto ditë ka publikuar pjesë nga statusi i EBU-së, ku kërkohet anëtarësimi në KE para pjesëmarrjes në Eurovision. /Zëri