Osmani takoi ministrin Sveçla, ministren Haxhiu dhe drejtorin Hoxha lidhur me vrasjet e fundit të grave në Kosovë

Osmani takoi ministrin Sveçla, ministren Haxhiu dhe drejtorin Hoxha lidhur me vrasjet e fundit të grave në Kosovë

Aktuale April 16, 2024 - 17:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

Sipas njoftimit thuhet se në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanëm raporton Zeri.info.

Përgjatë takimit u diskutua edhe nevoja e rritjes së ndëshkimeve e poashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal.

Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave. /Zëri