O`Brien sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

O`Brien sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

Aktuale April 20, 2024 - 08:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot do të ketë një takim të rëndësishme me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, James O`Brien.

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, sot do të vizitojë Beogradin. Takimi do të mbahet në orën 09:00.

Siç njofton Zyra për bashkëpunim me media e presidentit të Serbisë, pas takimit janë planifikuar deklarata për media.

Presidenti Vuçiq, gjatë paraqitjes sonte në një televizion serb, tha se nesër do të takohet me James O'Brien, pas së cilës do të udhëtojë për në Nju Jork. “Nesër kam një bisedë të rëndësishme me O’Brien në Beograd, pasdite do të udhëtoj për në Nju Jork”, tha Vuçiq.