Sot, vranët dhe me shi
Aktuale
April 23, 2024 - 08:10
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri mesatare”.