Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS-së: Serbia humb çdo betejë sa herë që jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS-së: Serbia humb çdo betejë sa herë që jemi në kushte të barabarta

Aktuale April 23, 2024 - 08:16

Presidentja Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat: Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.

Vasfije Krasniqi-Goodman në një postim në Facebook ka shkruar se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë.

“Derisa, Goebbelsi i Millosheviqit, i cili mban anën e së keqes (tek e fundit aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve. Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën, e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… ‘merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë’”, shkroi Krasniqi-Goodman.

Sipas saj, pavarësisht se ishim ekip këshillëdhënës, fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë.

“Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës, fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e presidentes një gjë e tillë u lejua dhe ne, e shoqëruam presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt rrugës dhe misionit tonë”, shkroi ajo.