Profesori Joseph: E pritshme që Osmani të tejkalonte Vuçiqin me paraqitjen e saj në KS të OKB-së
Foto:UN

Profesori Joseph: E pritshme që Osmani të tejkalonte Vuçiqin me paraqitjen e saj në KS të OKB-së

Aktuale April 23, 2024 - 14:49

Edward Joseph, profesori i universitetit “John Hopkins”, e ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani për paraqitjen e djeshme të saj në seancën raportuese për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se Osmani me fjalimin e saj e ka mbizotëruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Surpriza më e madhe nga përballja në KS të OKB-së mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte se Vuçiqi bombastik u tejkalua nga Osmani dinjitoze dhe e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”, tha Josephi.