Deliu: Raporti i DASH-it duhet të ishte alarm për Qeverinë
Foto: Laura Hasani

Deliu: Raporti i DASH-it duhet të ishte alarm për Qeverinë

Aktuale April 25, 2024 - 12:04

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Kosova çdo ditë po goditet nga raportet kredibile ndërkombëtare, të cilat sipas saj do të duhej të shërbenin si alarm për Qeverinë aktuale.

“Kosova goditet çdo ditë nga raporte kredibile ndërkombëtare, të cilat do të duhej të shërbenin si alarm për Qeverinë e Albin Kurtit. Asnjë fjalë nga Kurti dhe Qeveria e tij!”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo u shpreh se kryeministri për shumë herë po bën përpjekje të përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj, transmeton Zeri.info.

“Në vend që të merret me detyrat e shtëpisë, në mungesë të rezultateve qeverisëse, kryeministri për të satën herë po bën përpjekje dëshpëruese që të përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj”, shtoi ajo.

Deliu përfundon duke thënë se shpreson që Kurti ta ketë kuptuar se profili i një politikani përçarës ndër shqiptarë nuk i duhet historisë së Kosovës. /Zëri