Aktakuzë kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale
Foto: Laura Hasani

Aktakuzë kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

Aktuale April 29, 2024 - 16:15

Prokuroria Speciale, kabërë të ditur se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 13 të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B.

Përmes një njoftimi Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur se të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

"Të akuzuarit Sh.S., S.K., B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Zëri