Në Kuvend sot bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi
Aktuale
April 30, 2024 - 07:44
Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për ish-deputetin, Ali Lajçi
Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në hollin e Kuvendit.
Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.
Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vjet burg.
Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit, si dhe liderët politikë.