Çështja e dinarit, Tahiri: Kurti po bën propagandë
Foto: Laura Hasani

Çështja e dinarit, Tahiri: Kurti po bën propagandë

Aktuale April 30, 2024 - 14:09

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth çështjes së dinarit.

Ajo tha se Kurti po bën propoagandë duke e dëmtuar Kosovën.

Tahiri theksoi se me sjelljet e tij shefi i Qeverisë po e habit botën.

“Krejt bota e dinë se Kosova e përdor euron dhe që është shteti i parë në Ballkan që përdor euron pas luftërave - tash Kurti me propagandën për dinarin po e vë në huti botën - çfarë autogoli…mosdija është mjerim i mendjes!”, shkroi Tahiri.