Mos u nisni sot me veturë në parkun e Gërmisë, Komuna ndalon qarkullimin

Mos u nisni sot me veturë në parkun e Gërmisë, Komuna ndalon qarkullimin

Aktuale May 01, 2024 - 08:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 Majit të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në parkun Gërmia.

Në njoftim bëhet e ditur që autobusët e "Trafikut Urban", veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it do të lejohen.

“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut 'Gërmia', përveç autobusëve të linjës 4 të NPL 'Trafiku Urban', automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL 'Gjelbër', të KRM 'Pastrimi', të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente.

Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, bëhet e ditur në njoftim.