Kurti për gjeneralin Jashari: S’e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë
Foto: Facebook

Kurti për gjeneralin Jashari: S’e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Aktuale May 07, 2024 - 09:47

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar të hënën në mbrëmje komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, me të cilin kanë folur për zhvillimin e FSK-së.

Kurti, në një postim në Facebook, shkruan se gjenerallejtënant Jashari nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.

“Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurt drejt NATO-s”, shkruan kryeministri. /Zëri