Osmani takohet me ambasadoren amerikane në OKB, flasin për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës
Aktuale
May 07, 2024 - 19:26
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e SHBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është edhe anëtare e kabinetit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Osmani tha se me Greenfieldin, u takuan në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, ku u fol për situatën e sigurisë në rajon.
“Sot, në kuadër të Samitit SHBA-Afrikë, në takim me të diskutuam për situatën e sigurisë në rajonin tonë si dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani.
Osmani më tej tha se Greenfield është një personalitet i jashtëzakonshëm me vlerësim dhe përkushtim të lartë për avancimin e vazhdueshëm të raporteve Kosovë – SHBA.