Sot, mot me riga shiu e shkarkime rrufesh
Foto: Laura Hasani

Sot, mot me riga shiu e shkarkime rrufesh

Aktuale May 09, 2024 - 07:51

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. /Zëri