Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës
Foto: Laura Hasani

Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

Aktuale May 09, 2024 - 17:18

Kuvendi i Kosovës shkruan se Kosova shënon 9 Majin, Ditën e Evropës, si dëshmi e orientimit evropian dhe synimeve strategjike.

“Për Kosovës, anëtarësimi në BE ka domethënie shumëdimensionale, duke filluar nga vlerat evropiane deri tek stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik që BE-ja përfaqëson”, thuhet në njoftim.

Me anëtarësim në BE, sipas Kuvendit, Kosova përfiton:

Rritje dhe qëndrueshmëri ekonomike: hapje e dyerve për në tregun e përbashkët evropian, që mund të nxis rritjen e tregtisë, investimeve dhe vendeve të reja të punës.

Treg të integruar financiar: lehtësim në integrimin në tregjet financiare evropiane, duke mundësuar qasje më të lehtë në shërbime kapitale dhe financiare.

Prezencë më të fuqishme ndërkombëtare: fuqizimi i prezencës së Kosovës në ekonominë ndërkombëtare.

Agjenda legjislative e Kuvendit të Kosovës mëton të përputhet me standardet e BE-së dhe adreson çështjet si:

KORRUPSIONIN, KRIMIN E ORGANIZUAR, SUNDIMIN E LIGJIT, ZHVILLIMIN EKONOMIK, MBROJTJEN E AMBIENTIT, TË DREJTAT E NJERIUT…