Kurti, sot homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës
Aktuale
May 10, 2024 - 08:32
Kurti bën homazhe sot te varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.
Kryeministri Albin Kurti do të bëjë homazhe sot te varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të jetë atje në orën 10:00.
Në agjendën e tij nuk ka ndonjë aktivitet tjetër për sot.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës”, thuhet në njoftim.