Punimet në rrugën Gjilan – Prishtinë, deputetja e LDK-së kritikon ashpër qeverinë “Kurti”: Krejt shtrembër

Punimet në rrugën Gjilan – Prishtinë, deputetja e LDK-së kritikon ashpër qeverinë “Kurti”: Krejt shtrembër

Aktuale May 10, 2024 - 12:20

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar lidhur me punimet në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar ashpër qeverinë “Kurti” për mosrregullimin e urës.

“Është e pabesueshme, amatore, e papranueshme, të mos rregullohet një urë e vogël dhe aq e rëndësishme, edhe pas 4 vjetësh qeverisje nga qeveria ‘Kurti’. Rruga Gjilan - Prishtinë për 4 vjet ka marrë jetë njerëzish, lëndime personash, dëmtime materiale dhe vonesa për udhëtarë, punëtorë e studentë”, shkroi ajo.

Deputetja e LDK-së ka potencuar se Gjilani është një nga shtatë qytetet dhe komunat më të mëdha të Kosovës dhe ndër taksapaguesit më të mëdhenj, por kjo sipas saj nuk i kthehet në investim kapital.

“Këta nuk ishin në gjendje as një urë të Badovcit ta rregullojnë e po e rregullojnë Kosovën. Krejt, ama krejt shtrembër”, përfundoi Bunjaku-Rexhepi në profilin e saj zyrtar në Facebook. /Zëri