Haradinaj për vdekjen e babait të Calit: Ndaj dhimbjen me mbarë familjen Mustafa
Aktuale
December 25, 2025 - 18:31
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndarë ngushëllimet e tij për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës – Calit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sot e ndanë dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa.
“Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida”.
“Sot ndaj dhimbjen me Calin dhe mbarë familjen Mustafa! I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën!”, ka shkruar Haradinaj.