Rezultatet preliminare, a po bëhet Duda Balje deputete?
Foto: Laura Hasani

Rezultatet preliminare, a po bëhet Duda Balje deputete?

Aktuale December 29, 2025 - 13:16

Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E pyetur nga Insajderi lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete, Balje është shprehur shkurt: “Tash për tash po”.

Sipas të dhënave preliminare, partia e saj, SDU, ka arritur të marrë 2.395 vota në nivel vendi.

Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmojnë nëse Balje do të zyrtarizohet si deputete.