Qalaj tërhiqet nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d. të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit
Foto: Laura Hasani

Qalaj tërhiqet nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d. të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit

Aktuale December 29, 2025 - 14:42

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka hequr nga rendi i ditës propozimin për përzgjedhjen e Aleksandër Lumezit në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit.

Image

Vendimi erdhi pasi Lumezi ka refuzuar propozimin për përzgjedhjen në pozitën e zv/kryeprokurorit të Shtetit.

U.d. i kryeprokruorit të Shtetit, Agron Qalaj, tha se do të shohin se si do të veprohet tutje.

“Pas propozimit që e kam bërë duke propozuar Aleksandër Lumezin  për zëvendësprokuror të Shtetit, duke u bazuar në përvojën e tij të gjatë në menaxhim edhe të Prokurorisë …meqë e ka shpjegu situatën në letrën e tij dërguar Këshillit dhe unë respektoj vendimin e tij dhe tërhiqem nga propozimi nga zv.i  kryeprokurorit, në të ardhmen dot ë shoh si do të veproj”, tha u.d. i kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj në mbledhjen e Këshillit Prokurorial.

Mirëpo për këtë ka kërkuar sqarim anëtari i KPK-së, Visar Krasniqi.

“Është me rëndësi publiku me ditë ka u shpik ky propozim dhe pse u tërhoq. Është mirë që u tërheq mirëpo publiku meriton shpjegime më të mëdha?”, pyeti Krasniqi.

Image

Në takimin e 283-të të hënën, KPK-ja vendosi që ta shtojë si pikë të rendit të ditës kërkesën e kandidatëve për prokurorë të Shtetit, për rishqyrtim të vendimit për anulimin e procesit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Image

Në këtë takim po mungojnë anëtarët, Arian Gashi dhe Veton Shabani.

Image

Ndryshe, përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi kishte sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së zv/kryeprokurorit të Shtetit.