Ikramije Bojaxhiu caktohet zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë së Apelit

Ikramije Bojaxhiu caktohet zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë së Apelit

Aktuale December 29, 2025 - 15:27

Me propozim të kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) caktoi Ikramije Bojaxhiun zëvendëskryeprokurore të kësaj prokurorie.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se Bajrami ka sqaruar në propozimin e tij se Bojaxhiu i plotëson kriteret e kërkuara ligjore për këtë pozitë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Andaj, me 6 vota për, Bojaxhiu u caktua në këtë pozitë.