Vetëvendosje gati 50%, cilët janë faktorët që ndikuan në këtë rezultat?
Foto: Laura Hasani

Vetëvendosje gati 50%, cilët janë faktorët që ndikuan në këtë rezultat?

Aktuale December 29, 2025 - 21:33

Me rreth 50 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ndryshe prej 9 shkurtit, këtë herë ky subjekt politik u rrit për 8 përqind.

Rritja brenda nëntë muajve, sipas njohësve të rrethanave politike ndodhi për disa arsye.

Profesori Dorajet Imeri thotë se ndikuan shumë faktorë për fitoren e Vetëvendosjes.

Imeri përmend këtu edhe rolin e partive opozitare.

Mërgata, sipas profesorit Avdi Smajljaj është faktori kryesor për rezultatin e partisë në pushtet.

Smajljaj thotë se diaspora ishte përcaktuese për këtë rritje të Vetëvendosjes, rritje të cilën nuk e besonin as brenda partisë.

Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 20.99 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 13.57 për qind, kure Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 përqind.

Lista Serbe i siguroi 4.81 për qind. Megjithatë, në Kuvend kjo parti pritet që sërish t’i ketë 9 deputetë, pasi një ulëse sipas rezultateve momentale e ka siguruar edhe Nenad Rashiq.

E Nisma e Fatmir Limajt nuk arriti që ta kaloj pragun, duke marrë vetëm 1.7 për qind, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së./teve1