Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
December 30, 2025 - 07:48
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 e -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 1 e 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
