Eurodeputeti austriak: Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

Eurodeputeti austriak: Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë

Aktuale December 30, 2025 - 07:52

Eurodeputeti austriak Andreas Schieder ka uruar kreun e LVV-së Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Schiederi është shprehur se ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme që të udhëheqë përpara integrimin evropian të Kosovës.

“Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme që të udhëheqë përpara integrimin evropian të Kosovës dhe reformat e nevojshme në vend”, shkroi ai në X.