Ambasada Amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Ambasada Amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Aktuale December 30, 2025 - 12:16

Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja janë deklaruar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.

“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës.

Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49,34%, ose 433 mijë e 394 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike, që ka marrë 20,98% të votave, ose 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 119 mijë e 201 vota, ose 13,57%.

AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5,66%, ose 49 mijë e 698 vota.

Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk u arrit formimi i institucioneve të reja.

Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.