“Është gjysh”, përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec - flet e afërmja e autorit
Gruaja e kushëririt të Rushan Selkos, autorit të përdhunimit të një 12-vjeçarjeje në Pogradec, e cila ka mbetur shtatzënë dhe tashmë është rreth 22-javëshe, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë.
Zybe Selko është shprehur se nuk kishte dëgjuar fjalë të këqija për të dhe se për ngjarjen nuk kishte informacion. Sipas saj, Rushan Selka është familjar, baba i 4 vajzave dhe është edhe gjysh i disa nipërve mbesave.
“Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, edhe kushëriri i autorit, Adem Selko është shprehur se lajmin e mori vesh pasi në banesën e të afërmit të tij kishte shkruar policia.
Sa i përket familjes së vajzës së mitur, ai është shprehur se i njeh dhe marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e mirë.
“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marre vesh asnjë gjë. Qeparë qe erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e te dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, ka thënë ai. /panorama.al