Osmani viziton FSK-në në përmbyllje të vitit

Osmani viziton FSK-në në përmbyllje të vitit

Aktuale December 31, 2025 - 13:39

Në përmbyllje të vitit, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ajo u prit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe nga stafi i Shtabit të Përgjithshëm.

Gjatë vizitës, siç ka njoftuar FSK-ja, Osmani u informua për aktivitetet dhe angazhimet aktuale të FSK-së në të gjitha fushat e veprimit dhe në zhvillimin e kapaciteteve të saj operacionale. U theksua progresi i vazhdueshëm i FSK-së në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në rritjen e profesionalizmit të personelit.

Me këtë rast, Presidentja uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në shërbim të vendit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës.

Ajo gjithashtu uroi që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve të reja dhe i arritjeve të rëndësishme në të gjitha fushat e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Zëri