Gjimnazi në Viti që nga nëntori i vitit të kaluar pa ngrohje

Gjimnazi në Viti që nga nëntori i vitit të kaluar pa ngrohje

Aktuale January 14, 2026 - 21:06

Nxënësit e gjimnazit "Kuvendi i Lezhës" në Viti, që prej nëntorit të vitit të kaluar, po përballen me mungesë të ngrohjes.

Kjo ka bërë që prej asaj kohe, orët e mësimit në këtë gjimnaz të shkurtohen.

Drejtori i shkollës tregon se i gjithë problem ndërlidhet me mungesën e stabilitetit të energjisë elektrike në trafo.

Mirëpo, nesër ai pret që bashkë me KEDS-in të nisin punimet dhe të evirohet problem.

Për këtë problem në dijeni janë edhe nga Drejtoria e Arsimit në Viti.

Drejtoresha tregon se premtimi i ekipeve të KEDS-it ishte se situata do të përmirësohet.

Vitin e kaluar, kjo shkollës është renovuar nga Bashkimi Evropian, prandaj është dashur të ndërrohet i gjithë sistemi i energjisë elektrike./teve1