Kurti takon ambasadorët, i njofton për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Kurti takon ambasadorët, i njofton për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet

Aktuale January 16, 2026 - 14:20

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, zhvilloi sot një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.

Në takim, Kurti dhe Bislimi i informuan të pranishmit për fazat e zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh periudhë informimi për qytetarët dhe vizitorët, ndërsa zbatimi i plotë i ligjeve pritet të fillojë më 15 mars.

Kryeministri po ashtu njoftoi ambasadorët për domosdoshmërinë e nisjes së integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, duke theksuar se procesi do të zhvillohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe me përfshirjen e komunitetit joshumicë serb.

Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik.