Komuna e Mitrovicës ndan nga 720 euro për 350 studentë bursistë

Komuna e Mitrovicës ndan nga 720 euro për 350 studentë bursistë

Aktuale February 10, 2026 - 11:48

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se Komuna e Mitrovicës ka ndarë 720 euro për 350 studentë bursistë.

Në një postim në Facebook, kryetari ka thënë se përveç Komuna që ka rritur mbështetjen mujore të bursistëve, ka rritur edhe numrin e studentëve përfitues.

Ai ka shtuar se rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve të tyre, ku siç tha ai, do të vazhdoje edhe në forma të tjera.

“Komuna e Mitrovicës mbështet 350 studentë bursistë me nga 720 euro. Përveçqë kemi rritur mbështetjen mujore të bursistëve, gjithashtu kemi rritur edhe numrin e studentëve përfitues. Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona që do të vazhdojë edhe në forma të tjera”, thuhet në njoftim.