Basha thërret partitë politike për konsultime rreth seancës së nesërme konstituive
Aktuale
February 10, 2026 - 12:37
Sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, zhvillon një mbledhje me kryetarët e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.
Mbledhja mbahet në orën 17:00 dhe fokusohet në përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim për media, transmeton Zeri.info.
Ky takim vjen pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thirrur seancë konstituive të Kuvendit për nesër në orën 12:00. /Zëri