Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë akshalinj të FSK-së

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë akshalinj të FSK-së

Aktuale February 16, 2026 - 13:09

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në nderim të Ditës së Ashkalinjve, ka ndarë mirënjohje për pesë pjesëtarë të këtij komuniteti, që shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mirënjohje këtyre pjesëtarëve të FSK-së nga ky komunitet iu nda për “Kontribut të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive”.

“Të vlerësuarit janë. OF 3. Kemajl Haliti – GK, OR 6. Ibrahim Sherifi – NJMBSHP, OR 5. Qerkez Limani – KL, OR 4. Benjamin Bajrami – KDS, OR 4. Blerim Ademi -KFT”, thotë Mistria e Mbrojtjes.

Sipas tyre, kjo mirënjohje tregon respektin institucional që gëzojnë ushtarakët në FSK dhe kontributin e ashkalinjve në ushtrinë e Kosovës.