Prishtina, tri ditë aktivitete për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Komuna e Prishtinës ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, të cilat do të mbahen më 5, 6 dhe 7 mars 2026.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Më datë 05.03.2026
08:00 – Orë ligjërate për Epopenë e UÇK-së në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda”. Ligjërata do të mbahet nga:
Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama,
Udhëheqësi i Sektorit për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia,
Kryetari i OVL UÇK-së, Dega në Prishtinë, Fatmir Sopi.
10:00 – Seancë përkujtimore në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Më datë 06.03.2026
10:00 – Nderime pranë varrezave të dëshmorëve në Velani.
10:30 – Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.
13:00 – Homazhe në Prekaz, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Më datë 07.03.2026
18:00 – Ndezja e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të shfaqet edhe ekspozitë me punime të nxënësve.