PDK-ja akoma s’ka pranuar ftesë nga Kurti për diskutime rreth presidentit
Foto: Laura Hasani

PDK-ja akoma s’ka pranuar ftesë nga Kurti për diskutime rreth presidentit

Aktuale April 14, 2026 - 14:11

PDK-ja ka thënë se deri tani në adresën e tyre nuk ka ardhur asnjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.

Këtë e ka bërë të ditur sot deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, transmeton Zeri.info.

“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, PDK-ja i ka vetëm 22 deputetë, shumica parlamentare nëse është e interesuar për ta zgjedhur presidentin, nuk e ka opsion vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, por ka edhe opsione tjera. Ne kemi deklaruar se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, kemi kërkuar nga Kurti që të formalizojë kërkesën e tij në një letër të shkruar, deri në këtë moment nuk ka ardhur një letër e tij në adresën e PDK-së”, tha Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. /Zëri