Parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktuale
April 15, 2026 - 07:45
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 16 deri në 19 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.