Rexha: Përzgjedhja e Bordit të AGK-së dhe KPM-së, krejtësisht jotransparente
Aktuale
April 15, 2026 - 08:55
Kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe KPM-së.
Rexha deklaroi se ky proces është krejtësisht jotransparent nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Koha në të cilën janë ftuar kandidatët për intervistë ka qenë e kufizuar dhe iu ka pamundësuar që të përgatiten për intervistat që nisin sot. Njëri nga kandidatët është ftuar mbrëmë në orën 9:24 për intervistën sot dhe është një praktikë e cila nuk duhet ndjekur”, deklaroi ai para mediave.
Ai theksoi se duhet të pezullohet ky proces, derisa të sigurohet një proces fer dhe transparent.