Murseli mohon çdo përfshirje në organizimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt
Ish-bashkëshorti, dhe një ndër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, ka marrë fjalën në seancën e fjalëve përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke mohuar çdo përfshirje në këtë rast.
Ai ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj periudhe është akuzuar për një krim të rëndë që, sipas tij, nuk e ka kryer.
“Unë gjatë këtyne viteve jam akuzu për një krim shumë të randë, për të cilin nuk e kam kry. Unë nuk kam organizu kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, bile as nuk e kam pa vrasjen, as unë as fëmijët, sepse në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikë”, ka deklaruar Murseli.
Tutje, ai ka reaguar edhe për deklarimet e fëmijëve të tij.
“Është shumë e ult që të citohen rrejshëm fëmijët e mi, kinse kanë deklaru kështu e ashtu. Natën e vrasjes unë ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj. Po të kisha me fsheh diçka, s’kisha pas guxim. Fëmijët e mi janë intervistu edhe në Polici”, tha ai