Hoxhaj për masakrat në Poklek dhe Çikatovë: Dëshmi e dhimbjes dhe sakrificës për liri

Hoxhaj për masakrat në Poklek dhe Çikatovë: Dëshmi e dhimbjes dhe sakrificës për liri

Aktuale April 17, 2026 - 12:47

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përkujtoi sot të rënët, në 27-vjetorin e masakrës në Poklek dhe Çikatovë, duke e cilësuar atë si një ndër krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

“Sot përkujtojmë 27-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës, një ndër krimet më të rënda dhe më çnjerëzore të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë mbetet dëshmi e dhimbjes së thellë dhe sakrificës së popullit tonë për liri. Nderim i përjetshëm për viktimat e pafajshme dhe për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës. Kujtimi për ta mbetet i gjallë në ndërgjegjen tonë kombëtare dhe në historinë që nuk harrohet”, është shprehur Hoxhaj në Facebook. /Zëri