A po e shkel Policia ligjin me blerjen e veturave përmes kontratave konfidenciale?
Foto: Laura Hasani

A po e shkel Policia ligjin me blerjen e veturave përmes kontratave konfidenciale?

Aktuale April 18, 2026 - 22:21

ga viti 2021, Policia e Kosovës del se të gjitha blerjet e veturave i zhvillon pa procedurën e tenderimit të hapur.

Në një përgjigje me shkrim, nga ky institucion thonë se nga vitin 2021 deri në vitin 2026, kanë blerë gjithsej 570 automjete.

Por, asnjëra nga to nuk rezulton të jetë blerë me procedurën e hapur të prokurimit publike.

“Policia e Kosovës nga viti 2021-2026 ka blerë rreth 570 automjete, përderisa gjate te njëjtës periudhe mbi 100 automjete tjera janë pranuar si donacion nga donator te shteteve te ndryshme mike.
Përgjigjen ju përcjellim për informim tuajin, megjithatë kërkohet nga ana juaj qe informacionet statistikat te përdoren vetëm për qëllimin e kërkuar dhe jo për qëllime tjera si dhe çdo publikim apo përdorim tjetër i paautorizuar i kapaciteteve te PK-se për qëllime tjera mbetet në përgjegjësinë tuaj”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

I pyetur Pruthi, se nga ky vit sa kontrata kanë me Policinë e Kosovës, shprehet “shumë”.

“Gazetarja: Prej vitit 2021 a keni shumë kontrata me Policinë e Kosovës?

Pruthi: Shumë, shumë kemi, me të gjitha institucionet jo vec me Kosovën”.

Për këtë, Betimit për Drejtësi i është drejtuar me pyetje shtesë Policisë së Kosovës.

Në kërkesën drejtuar Policisë, “Betimi për Drejtësi” është interesuar, se me cilën procedurë ligjore janë blerë të njëjtat, sa është vlera e tyre, nga cilat kompani, sa nga to janë të tipit Skoda Octavia Selection, si dhe nëse në vitin 2025 kanë pasur marrëveshje zyrtare gjatë vitit 2025 për blerjen e veturave e e cila ka dështuar.

Mirëpo, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur.

Ndërsa Kabashi thotë se blerja e veturave për Policinë e Kosovës duke ju shmangur procedurave të prokurimit publik nuk është në frymën e ligjit.

“Në rastin konkret ë autoriteti kontraktues policia e Kosovës ë blerjen e veturave ne si organizatë e kemi parë që nuk e ka bërë përmes procedurave të prokurimit publik ngase asgjë deri më tash nuk është publikuar në platformën elektronike të prokurimit. Nga kjo mund të nënkuptojmë që ë autoriteti kontraktues policia e Kosovës, pra i ka blerjen e veturave e ka përjashtuar nga përdorimi i procedurave të prokurimit publik dhe për ne konsiderojmë që kjo metodë nuk është në frymën e ligjit ngase bëhet fjalë për vetura të cilat janë të zakonshme dhe të cilat përditë janë në përdorim nga policia e Kosovës. Pra për veturë të cilat ne si publik i shohim vazhdimisht dhe nuk konsiderojmë që ka pasur një arsyeshmëri të fortë dhe bazë të fortë që këto vetura të blihen përmes procedurave të të tjera dhe jo përmes procedurave të prokurimit publik”.Tutje, Kabashi thotë se blerja e veturave nga Policia e Kosovës nuk mund të konsiderohet si sekret.

Ndërsa, sqaron se një nga format se si mund të furnizohej si institucion me vetura, është edhe përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

“Pra ne konsiderojmë që blerja e veturave nga ana e policisë së Kosovës nuk do të duhej të konsiderohej sekret sepse jemi duke bërë fjalë për vetura të cilat janë përditë në qarkullim dhe të cilat përditë ne si publik i shohim pra ato vetura.
Pra përjashtimi i blerjes së veturave nga procedurat e prokurimit publik konsiderojmë që e anashkalon konkurrencën, e anashkalon edhe transparencën rrjedhimisht edhe llogaridhënien për shpenzimin e parasë publike. publike në këtë rast për procedura të tilla standarde ne konsiderojmë që përdorimi i procedurave publike të prokurimit publik duhet të jetë rregull dhe jo përjashtim.
Blerja e veturave për institucione të ndryshme publike është në kuadër të kontratave të centralizuara të agjencisë qendrore të prokurimit pra agjencia qendrore e prokurimit e bën blerjen e veturave apo marrjen me qiratë e veturave të ndryshme për të gjitha autoritetet kontraktuese. Pra, një prej formave që ka mundur ta shfrytëzojë Policia e Kosovës është që këtë kontratë ta zhvillojë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit, por edhe nëse nuk do të ishte e duhur kjo formë përmes AQP-së, sepse kontratat të cilat i blenë, pra veturat të cilat i blen agjencia qendrore e Prokurimit janë vetura të njëjta dhe më pas ë vlejnë për të gjitha institucionet publike. Nëse në këtë rast policia e Kosovës do të dëshironte që t’i anashkalonte kontratën e kontratën e centralizuar nga AQP-ja, do të mund që vetë si autoritet kontraktues për vetura të cilat janë edhe më specifike të inicionte vetë procedurat e prokurimit. Tash së fundmi ne e kemi një rast konkret ku zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës për shkak të specifikave të ndryshme që ka pasur nevojë për vetura të ndryshme ka inicuar vetë procedura të prokurimit”.

Betimit për Drejtësi ka kërkuar përgjigje edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik, nëse të njëjtit janë të informuar mbi cilat procedura ligjore janë furnizuar Policia e Kosovës me vetura në 5 vjetet e fundit, nëse ka kontrata të negociuara njëburimore pse të njëjtat nuk janë publike, si dhe ndër të tjera a i ka monitoruar KRPP proceset e blerjes së veturave nga policia nëse të njëjtat janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin.

Mirëpo, përgjigja e KRPP-së nuk thotë asnjë.

Në përgjigjen e KRPP-së thuhet se të gjitha autoritetet kontraktuese janë të obliguara t’i ndjekin aktivitetet e prokurimit publik përvec në rastet kur kemi të bëjmë me sekret shtetëror.

Mirëpo, pa treguar nëse në rastin konkret, blerja e veturave të policisë përbën sekret shtetëror.

Shmangia e procedurave të prokurimit publik në blerjen e veturave që shihen çdo ditë në terren, rezulton se nuk përkon me informacione konfidenciale.

Nga dikur një procedurë e hapur që i nënshtrohej konkurrencës, ka kaluar në një procedurë të mbyllur hermetike nga viti 2021.

Kjo qasje rrit dyshimet për keqpërdorime dhe shmangie nga llogaridhënia.

Ndërsa, zbatimi i ligjit më së shumti pritet nga vet institucionit që i zhvillon hetimet.