Nesër në ora 11:00 takimi Kurti – Abdixhiku, a do arrihet marrëveshje për presidentin?
Aktuale
April 19, 2026 - 15:35
Në dhjetëditorin e fundit për zgjedhjen e presidentit, pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Burime të Ekonomia Online kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.
Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.
Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.