Përfundojnë Garat Ballkaike të memorizimit të Kuranit, Tërnava:Traditë e popullit tonë që vazhdon edhe sot
Për dy ditë më radhë në Kosovë u mbajtën Garat Ballkanike të memorizimit të Kuranit.
Në këtë garë pjesëmarrës ishin mbi tetëdhjetë persona nga gjithë vendi, ku kishte pjesëmarrës edhe fëmijë shkruan Zeri.nfo.
Në ceremoninë përmbyllëse mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Fejsal Hivzi, atasheu për Çështje Fetare nga Arabia Saudite në Sarajevë, Abdulatif Husejn, garuesit pjesëmarrës, si dhe mysafirë të tjerë.
Myftiu Tërnava, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, tha se memorizimi i Kuranit është një prej traditave fisnike të popullit tonë, ku me përkushtim dhe dashuri vazhdon edhe në ditët e sotme.
Në anën tjetër ambasadori Fejsal Hifzi, tha se organizimi i përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dëshmon më së miri përkushtimin ndaj Kuranit fisnik.
Përfundon Gara Ballkaike e memorizimit të Kuranit, Tërnava:Traditë e popullit tonë që vazhdon edhe sot