Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së

Aktuale April 23, 2026 - 10:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dënuar gjuhën fyese dhe seksiste të deputetit të Guxos, Fatos Gecit, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.

“Unë përveçqë ia kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.

“Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh dhe të goditen gratë deputete”. /EO