Kusari-Lila pas miratimit të Projektligjit për çmimet tavan: Pres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi Projektligjin për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Kusari-Lila, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.
Reagimi i plotë i Kusari-Lilës, pa ndërhyrje:
Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.