Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Foto: Laura Hasani

Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte

Aktuale April 27, 2026 - 13:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar që sonte një seancë për zgjedhjen e presidentit.

Pak para fillimit të seancës plenare të Kuvendit, e para e këtij institucioni në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë seancë për presidentin gjatë këtyre ditëve, ajo është shprehur: “Besoj se do të ketë sonte”.

Rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. /rtk