Haradinaj: Shqipëria marrëveshjen për gazin amerikan, Kosova ia paguan milionat Serbisë
Aktuale
April 28, 2026 - 17:46
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëveshjen e Shqipërisë për gazin amerikan.
Duke e përmendur furnizimin stabil me energji për Shqipërinë, Haradinaj thotë se Kosova po paguan qindra miliona euro për Serbinë, për energji.
“Kurti, sapo erdhi në pushtet, u kujdes që ndër vendimet e para të tij të ishte anulimi fillimisht i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan.
Sot, milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi, sikur Qeveria Kurti të mos e kishte anuluar ndërtimin e Termocentralit të ri. Sikur të mos ishte bllokuar projekti amerikan i gazsjellësit Shkup–Prishtinë, një projekt me përfitime të mëdha, jo vetëm ekonomike, por edhe të sigurisë” shkroi Haradinaj.