LDK-ja përbuzi çdo ofertë që ua bëmë, thotë Kurti
Aktuale
April 27, 2026 - 18:03
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për siç tha “përbuzje të ofertave” për marrëveshje politike.
Ai këtë e tha në fjalimin që ai po e mban në seancën e Kuvendit të thirrur për të bërë diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit.
Në këtë seancë të bojkotuar nga opozita, Kurti tha se partitë opozitare kanë bërë bllokada të njëpasnjëshme institucionale për ta “dëmtuar fituesin e zgjedhjeve”.
“Marrëveshje politike dhe kompromisi për koalicion qeverisës është gjëja më normale. Kompromisi nuk është pazar për të rehatuar figura politike”, tha ai.
Ai shtoi se në marrëveshje politike duhet pasur parasysh dallimet në peshën elektorale, gjegjësisht votave që ka secila parti.