LIVE | S'ka president, Kuvendi shpërndahet, Kosova shkon në zgjedhje
Foto: Laura Hasani

LIVE | S'ka president, Kuvendi shpërndahet, Kosova shkon në zgjedhje

Aktuale April 28, 2026 - 23:58

Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk ka arritur të zgjedh presidentin brenda afateve kushtetuese.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka konsideruar të shpërndarë Kuvendit, pasi ka kaluar edhe afati kushtetues që ishte sot deri pasmesnate, transmeton Zeri.info.

“Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature. Sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe zgjedhjet dfo të shpallen brenda afatit kushtetues”, ka thënë Haxhiu në seancën e Kuvendit. 

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. /Zëri

23:27 Minutat e fundit, Haxhiu fton deputetët e opozitës të vinë në seancë

Image

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka nisur seancën duke thënë se akoma janë në pritje që deputetët e partive opozitare të vinë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Kanë mbetur edhe pak minuta afat kushtetues që Kuvendi të zgjedh presidentin ose vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme, transmeton Zeri.info.

Deputetët e LVV-së në sallë për seancën e orës 23:00

Image

Kuvendi i Kosovës pritet të nis seancën, e cila me shumë gjasë do të jetë e fundit në përpjekje për të zgjedhur presidentit.

Në sallën e Kuvendit tashmë kanë filluar të vinë deputetët e LVV-së, derisa partitë opozitare nuk prite të marrin pjesë, transmeton Zeri.info.

Kjo seancë do të jetë tentimi i katërt për të zgjedhur presidentin, pasi seanca është shtyrë tri herë vetëm sot në mungesë të koourimit. /Zëri

Shtyhet për në orën 23:00 seanca për presidentin

Image

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka shtyrë për në orën 23:00 seancën e thirrur në orën 19:00.

Haxhiu tha se këtë po e bën për t’i ftuar partitë opozitare që të marrin pjesë në seancë, në mënyrë që të mundësohet edhe zgjedhja e presidentit, transmeton Zeri.info.

Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca sot, e cila ka nisur mbrëmë.

19:44 | Nis tentimi i tretë i vazhdimit të seancës për presidentin

Image

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e cila, kishte nisur mbrëmë e ishte shtyrë dy herë sot.

Në këtë seancë po marrin pjesë vetëm deputetët e LVV-së, derisa partitë opozitare e kanë bojkotuar atë, transmeton Zeri.info.

19:00 | Ora 19:00, salla e Kuvendit bosh

Image

Seanca e Kuvendit e cila është dashur të nis në orën 19:00, duket se do të shtyhet.

Tashmë kur ka kaluar ora në të cilën është thirrur seanca për votimin e presidentit, në sallën e Kuvendit nuk është asnjë deputetë, shkruan Zeri.info.

Kjo është hera e tretë për sot që Kuvendi do të mblidhet për të vazhduar seancën në përpjekje për të zgjedhur presidentin.

Seanca e cila ka nisur mbrëmë, është shtyrë për sot fillimisht në orën 09:00, pastaj në orën 14:00 dhe tani për në orën 19:00, e gjitha kjo për shkak të mungesës së kuorumit, pasi partitë opozitare nuk po marrin pjesë. /Zëri