LDK-ja dakord për 7 qershorin, Lushaku-Sadriu: Shpresoj që qytetarët t’i mbështesin ata që dinë dhe ua rregullojnë jetën
Foto: Laura Hasani

LDK-ja dakord për 7 qershorin, Lushaku-Sadriu: Shpresoj që qytetarët t’i mbështesin ata që dinë dhe ua rregullojnë jetën

Aktuale April 30, 2026 - 15:40

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia e saj është dakord që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor, raporton Zeri.info.

 

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet 7 qershori si data e zgjedhjeve me që ishte edhe si arsyetim që KQZ-ja ka kërkuar paraprakisht për shkak që i nevojitet më shumë kohë për mobilizim të strukturës së saj për organizimin sa më profesional të zgjedhjeve dhe normalisht që e mirëkuptojmë këtë kërkesë dhe jemi dakord për datën 7 qershor”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Image
Image

 

Tutje Lushaku-Sadriu, tha se shpreson që qytetarët t’i mbështesin ata që dinë të udhëheqin me shtetin dhe që ua rregullojnë jetën qytetarëve.

“Normalisht që ne deri këtu kemi thënë që ne jemi të synuar që t’i japim Kosovës një vizion tjetër, një bashkim të së djathtës, e cila do të ketë një vizion zhvillimor për Kosovën, një program zhvillimor për Kosovën, për një Kosovë që i forcon aleancat ndërkombëtare, që prezanton projekte zhvillimore, hap vende të punës dhe jo që ta lejë vendin nën sanksione dhe në skema sociale. Prandaj besoj shumë që qytetarët e Kosovës do ta shohin këtë risi dhe do t’i mbështesin ata që dinë dhe ata që ua rregullojnë jetën atyre”, u shpreh Lushaku-Sadriu. /Zëri